Të paktën 85 persona janë raportuar të vdekur nga një sulm me bombë pranë një xhamie në Egjipt, në zonën e veriut të Sinait.
Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist apo diçka tjetër, megjithatë policia ndodhet ende në vendngjarje së bashku me ambulancat. Fotot nga ngjarja janë duke u shpërndarë në rrejte sociale me shpejtësi nga personat që ishin në xhami por nuk kanë qenë të prekur nga shpërthimi i bombave të cilat mendohen se kanë qenë dy që kanë plasur.
Edhe pse ende nuk mund të flasim për fajtorë, duhet theksuar se Egjipti kishte shpallur publikisht luftën ideologjike me ISIS që prej 2014, fakt ky që do ndihmojë padyshim në zbradhjen e ngjarjes.