Në sytë e publikut ata ishin një nga çfitet më simpatikë, por kur filluan procedurat e divorcit na befasuan të gjithëve.
E kemi fjalën për çiftin Brad Pitt dhe Angelina Jolie. Sipas fjalëve që qarkullojnë Angelina Jolie po ia bën të vështirë procedurën e divorcit ish-bashkëshortit të saj, Brad Pitt.
14 muaj pasi Angelina dorëzoi kërkesën për divorc dhe kërkoi kujdestarinë e fëmijëve të saj, një burim ka raportuar se Brad i ka ofruar Angelinës një shumë parash në mënyrë që martesa e tyre të përfundonte në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Bradi i ka kërkuar avokatit të tij t’i japë Angie çfarëdolloj shume parash që ajo dëshiron në mënyrë që të përfundojnë divorcin, pavarësisht se ata kanë të firmosur një çertifikatë paramartesore”, ka thënë një burim i brendshëm për revistën “In Touch Weekly”.
Sipas burimit, Pitt dëshiron që t’i japë Jolie gjysmën e pasurisë së tij prej 250 milionë dollarësh por këto duken se nuk janë mjaftueshëm për të. Angelina ka hedhur poshtë çdo ofertë montare”, ka shtuar burimi.