Brazilianja është konisderuar për më shumë se një dekadë si njëra nga modelet më të njohura të ‘Victoria’s Secret’.

Por, ajo së fundmi ka bërë zyrtarisht publik lajmin e largimit duke mos qenë më njëra prej ëngjëjve të  “Victoria’s Secret”. Sfilata e djeshme në Shanghai shënoi edhe atë të fundit të modeles Alessandra Ambrosio, e cila me anë të një postimi të bërë në Instagramin e  saj, ka ndarë emocionet bashkë me lamtumirën.

Advertisement

“Fjalët nuk e përshkruajnë dot se sa mirënjohëse jam që kam punuar me këtë markë të mrekullueshme, që më frymëzon mua dhe gjithë gratë e botën.  As në ëndërr se kisha imagjinuar se do të realizoja 17 shfaqje të Victoria’s Secret. Faleminderit gjithë familjes së madhe që i bëtë këto kujtime të paharrueshme. Mbrëmja e djeshme më ka bërë shumë të ndjeshme sepse duhet t’i thoja mirupafshim motrave të mia, por gjithsesi në realizuam shfaqjen më të madhe ndonjëherë. S’do ta bëja kurrë këtë rrugëtim pa ndihmën dhe mbështetjen e fansave të mi. Jam kaq krenare që kam qenë gjatë në Victoria’s Secret. Do t’ju dua përgjithmonë”,- u shpreh 36 vjeçarja.