Rreth 3 vite më parë, aktores Jennifer Lawrence i vodhën disa fotografi intime.

Advertisement

Fotot u bënë virale në internet, dhe vetëm tani, ajo është gati të tregojë se si është ndjerë në këtë periudhë. Pikë së pari aktorja e njohur ka treguar se është ndjerë e dobët dhe shumë e ndjeshme gjatë asaj kohe.
“Nuk e di, më dukej sikur asnjë person në botë nuk kishte mbetur pa i parë fotografitë e mija intime. Mund të ishe në një barbecue dhe ato foto mund të kalonin në telefonin e kujtdo.”- është shprehur Lawrence.

Aktorja 27-vjeçare nuk është e vetmja e cia ka rënë pre e një sulmi të tillë nga hackera-t, por ndryshe nga personazhet e tjerë, ajo nuk bëri asnjë veprim ligjor.
“Shumë njerëz u përpoqën të më sillnin paqen , por nuk gjeja qetësi sepse askush s’do mi kthente më fotot e mia dhe të ish-partnerit tim nudo.”- vazhdon aktorja duke rrëfyer se gjithçka donte atë kohë ishte të shërohej pas traumës.