Ka nga ato që ndihen keq, por dhe që e shohin avantazh; të kesh gjoks të vogël mund të përcaktojë dhe garderobën tënde.
Recipetat
Zgjidhni modelin e përshtatshëm për ti dhënë vlerë formave dhe këtë duhet të keni parasysh. Ideale janë push up, që ngrenë gjoksin dhe e “mbushin” në mënyrë natyrale. Si alternativë është dhe recipeta në formë trekëndëshi, sigurisht me mbushje, ndërkohë që duhet të shmangni formën “ballkon”.
Efekti optik
Veshjet me fantazi apo me punime dore mbushin figurën dhe theksojnë format.
Dekolte e thellë
Ndryshe nga sa ndodh tek femrat me forma, një dekolte e tillë nuk ju tregon vulgare. Vetëm pjesa e kraharorit nuk duhet të jetë si skelet.
Crop Top
Edhe pse vishen më shumë gjatë verës, tashmë janë element dhe i garderobës dimërore. Është mënyra ideale për të shmangur vëmendjen nga gjoksi, duke u fokusuar tek beli dhe barku. Sigurisht duhet të keni një bark të sheshtë dhe të tonifikuar.
Minifundi
Fundi i shkurtër vendos në plan të parë këmbët dhe vëmendja fokusohet në pjesën e poshtme të trupit. Këtë vit ai vishet me çizmet cuissard, ndoshta të kuqe.
Beli i lartë
Është një tjetër trend i stinës, qoftë për pantallonat qoftë për fundet. Një truk i vogël viziv që ndihmon në mbushjen e bustit dhe toraksit, përfshi gjoksin.
Çfarë duhet të shmangni
Dhe diçka e ndaluar: më mirë hiqni dorë nga bluzat dhe veshjet me jakë si zemër, pasi duhen mbushur në mënyrën e duhur dhe veshjet oversize, ku toraksi rrezikon “të zhduket”.