Verën e kaluar Gigi Hadid kishte deklaruar se do të ishte pjesë e sfilatës së Victoria’s Secret në Kinë.

Ndërsa vetëm pak ditë më parë, modelja njoftoi se nuk do të jetë pjesë e kësaj sfilate që do të zhvillohet në Shnaghai, Kinë.
“Jam shumë e trishtuar që s’vij dot në Kinë këtë vit. E dua familjen time të Victoria’s Secret  dhe do të jem shpirtërisht aty me vajzat e tjera. Mezi po pres ta ndjek shfaqjen e mrekullueshme të këtij viti dhe mezi po pres për vitin tjetër”, shkruan ajo në Twitter pa dhënë ndonjë shpjegim.

Advertisement

Megjithatë hamendësohet se arsyeja e vërtetë që e pengon për të vajtur atje është një video që modelja kishte postuar disa muaj më parë ku mbante para fytyrës një skulpturë të Buddha-s duke e imituar me sytë e saj. Dhe duke qenë se fansat aziatikë e cilësuan këtë veprim rracist, me siguri kjo ka ndikuar që autoritetet kineze t’i kenë mohuar vizën pavarësissht se Gigi kërkoi falje në rrjetet sociale.