Këngëtarja me famë botërore ka shtyrë të gjitha datat e koncerteve të saj për shkak të një problemi shëndetësor.

Shakira ka shtyrë turin për vitin 2018 “El Dorado World Tour”, pas një hemorragjie në kordat zanore. Mjekët e kënë këshilluar të pushojë për të shmangur problemet me zërin. Ajo ka njoftuar fansat e saj se koncerti më 3 dhjetor në Milano nuk do të zhvillohet dhe më pas ka shpjeguar gjendjen e saj.

Advertisement

“Më vjen shumë keq që nuk do të këndoj për disa muaj, por më shumë keq më vjen për ata që kanë blerë biletat, të cilat i kanë gjetur me shumë vështirësi”- ka shkruar këngëtarja kolumbiane në rrjetet sociale. Gjithashtu ajo ka falënderuar fansat e saj me të cilët pret të takohet shumë shpejt.

“Falënderoj të gjithë fansat e mi në të gjithë botën për sinqeritetin e tyre, mesazhet e tyre të dashurisë dhe që më kanë shoqëruar falë lutjeve të tyre. Shpresoj ta kaloj këtë provë të vështirë dhe të kthehem sa më shpejt për të dëgjuar zërin tim bashkë me ju. Ju dua dhe do ta kujtoj gjithnjë miqësinë dhe dashurinë tuaj”.- ka thënë këngëtarja kolumbiane.

Bliletat për koncertin e 3 dhjetorit në Milano do të jenë të vlefshme për datat e reja që do të vendosen.