Këtë radhë shkarkimet në Top-Channel kanë përfshirë drejtuesin e Informacionit, Sokol Balla.
Sipas burimeve të radionrg.al, paraditen e sotme është bërë një mbledhje e bordit të këtij televizioni, ku është marrë vendimi i lëvizjes së re të këtij pozicioni kyç në një kompani mediatike.
Sokol Balla nuk do të jetë më Drejtor Informacioni i këtij televizioni, por ende nuk dihet nëse ka qenë një kërkesë e tij për të hequr dorë apo një vendim i drejtuesve, duke qenë se brenda institucionit flitet se ai do vazhdojë të drejtojë emisionin e tij “Top Story”.
Në vend të tij është emëruar, drejtor i komanduar (provizorisht) Endri Xhafo, i cili është larguar pak kohë më parë nga ABC Neës për t’u bërë pjesë e Top Channel.
Xhafo do të mbajë detyrën deri në një moment të dytë, kur bordi të vendos nëse kjo lëvizje është vendimtare.