Përveçse kapiteni legjendar i kombëtares tonë, Lorik Cana, është dhe djali i ëndrrave të shumë vajzave.
Por, fatin për të kaluar jetën me të e ka vetëm një, dhe ajo është bukuroshja italiane, Monica. Dhe Loriku mesa duket ka vendosur të mos rreshtë së surprizuari gruan e jetës së tij.
Monica ka festuar 30-vjetorin e lindjes dhe ish-kapiteni i kombëtares ka vendosur t’i dhurojë një buqetë gjigande me trëndafila. Ka qenë vetë ajo, e cila ka postuar në profilin e saj në Instagram buqetën e dhuruar nga partneri saj, por gjithashtu edhe Loriku përmes një Instastory i ka drejtuar një pyetje ndjekësve të tij rreth numrit të trëndafilave. “Sa trëndafila janë për ditëlindjen e 30 të Monica-s?”-shkruan Cana.
Bazuar në atë që shohim e themi me siguri që 30 nuk janë, por 300 ndoshta po!