Besi dhe Xhensila janë kthyer në një nga çiftet më të pëlqyer të showbizit shqiptar.

Pas dasmës së përrallore dhe muajit të mjaltit në Maldives dhe Dubai, duket se ata janë rikthyer normalitet me plane shumë serioze. Përpos karrierës muzikore të Xhensilës dhe biznesit që Besi menaxhon, tani çifti po mendon për të shtuar familjen e tyre ne tre.

Advertisement

Ka qenë vetë aktori i njohur Bes Kallaku, i cili gjatë emisionit “Wake Up” është shprehur se janë gati për të patur një fëmijë. “Kur ta sjellë Zoti, por në punë jemi. E duam vërtetë një fëmijë. Xhensila tani nuk ka më kënaqësi as për koncerte, as për muzikë. E ndjen dhe ma ka shprehur se është gati për familjë”,- theksoi Besi.

Mesa duket së shpejti do të dëgjojmë lajmin e bukur se ata do të bëhen prindër për herë të parë.