“Të dashur miq, ndërhyrja në zemër shkoi për mrekulli, falë lutjeve tuaja”,- ka shkruar në Twitter. Aktorja 77 vjeçare këto vite ka pasur shumë probleme me shëndetin, shpesh duke u bërë objekt i spekullimeve. Elizabeth ka bërë një ndërhyrje për të zëvendësuar kockën e legenit, në vitin 1997 ka hequr një tumor në tru dhe në 2006-ën u shfaq nëpër televizionet amerikane për të shuar polemikat sipas të cilave vuante nga sëmundja e Alzheimer-it. Në korrik të vitit 2008, pasi u shtrua në spital u fol se ishte në fund të jetës, por edhe këto zëra u përgënjeshtruan nga zëdhënësi i aktores.