Pronari i kopshtit zoologjik të Gazës ka deklaruar se të importojë zebra të vërteta është shumë e shtrenjtë, ndaj në vend që të investojë për dy zebra ka vendosur të depilojë dy gomerë dhe t’i lyejnë me viza të bardha dhe të zeza. Ideja i ka ardhur të birit nën justifikimin se donte të kënaqte fëmijët e vegjël dhe të shuante kuriozitetin e tyre për zebrat. Pasi është marrë vesh se fëmijët palestinezë janë të detyruar të shohin zebra fallco, parku zoologjik “Safari” i Tel Aviv ka shprehur dëshirën t’u dhurojë dy zebra. Por ky operacion dhurimi mund të zgjasë shumë dhe do të jetë i komplikuar pasi duhet të marrin leje nga autoritetet veterinare, nga Ministria e Mbrojtjes, ushtria izraelite dhe nga përgjegjësit e Gazës, drejtuesit e Hamas-it.