Në këtë rikthim ka menduar të ndryshojë dhe emër e të publikojë një duet me reperin Pitbull me titull “Fresh Out of the Oven”. Kjo këngë nuk do të jetë pjesë e albumit “Love” që do të dalë në Janar 2010. Misteri rreth këngës filloi që në momentin që një fushatë promovuese filloi në Whoisola.com dhe një faqe Twitter-i. Një shkrim intrigues hapte sitin: ”Është misterioze, një si ajo nuk e keni takuar kurrë në jetën tuaj, duket e më pas zhduket. Lola ka rishpikur fjalën Sexy, por e njëjta fjalë Sexy mund të jetë transformuar në Lola”. Pas kësaj niste videoja ku një balerinë shumë sensuale, me forma të pangatërrueshme, kërcen nën ritmin e “Fresh Out the Oven”.
Por a do të jetë J.Lo përgjithnjë Lola? “Lola ka lindur vetëm për këtë këngë. Nuk është alter egoja siç është Sasha Fierce për Beyonce. Me pak fjalë nuk do të ketë një Lola në diskun e saj të ardhshëm”,- ka shpeguar një mik i ngushtë i këngëtares J.Lo për People. Por sqarime të mëtejshme jep edhe Amanda Ghost, presidentja e etiketës EPIC. “Jennifer dhe Pitbull u takuan dhe regjistruan këtë këngë thjesht për kënaqësi. U argëtuan duke e ndryshuar këngëtaren në Lola “, – ka thënë ajo. E megjithatë nuk dihet nëse ky eksperiment do të marrë fund këtu. Dihet që ekipi i J.Lo është në punë e sipër për t’u rikthyer me shumë stil, sidomos pas shitjeve te dobta te albumeve të 2007-ës rreth 1 milion kopje në të gjithë botën po të krahasohen me shitjet e albumit të 2001-it që shiti plot 12 milion kopje.