Këtë javë grupi do të publikojë punën më të fundit pas 11 vitesh mungesë dhe thuhet se do të shesë shumë. Sipas raporteve paraprake të shitjeve, Sonic Boom pritet të shesë midis 150 000 – 175 000 kopje. Albumi do të shitet ekskluzivisht në Wal – Mart dhe do të përmbajë 3 disqe, njëri rej të cilëve me materiale tërësisht të rinj, njëri me greatest hits dhe një DVD nga turneu Kiss Alive 35 South America. Gene Simons, njëri nga anëtarët e grupit ka proklamuar se ky album i ri do të jetë më i miri që prej “Destroyer” të 1976-ës.