Ai është një emër jo pak i njohur për të gjithë ata që frekuentojnë jetën e natës dhe jo më kot është emëruar dhe si kryebashkiaku i natës për Tiranën nga Erion Veliaj.

I njohur për humorin që e karakterizon, por edhe si një personazh që i thotë gjerat troç, Briken Fejzullai këtë herë ngacmon kryeministrin Rama me anekdotën e radhës në faqen e tij personale në Facebook.

Advertisement

Brikeni shkruan,

– O ba, ça ka qenë piramida më përpara?
– Ka qenë muzeu i Enver Hoxhës, shpirt! Enver Hoxha, ka qenë..
– E di kush ka qenë Enver Hoxha, o ba!
– Ouuu?! Hë ma thuj i her me fjal’t e tua, kush ka qenë.
– Ka qen’ njoni, siç është Edi Rama tani!
– Hahhahaaha hahahahahahaha hahahahahha hahahahah ahahahahahahah ahahahahaha hahahahahahahahaha… ka ngjave kshu mër bab?!

Epo, duhen pak të qeshura në ditë ku moti nuk është në anën e askujt.