Ky ka qenë rezultati i një studimi të publikuar në revistën e specializuar Epidemiology. Dihej në fakt që masa e madhe e pantallonave është tregues i obezitetit, sidomos pjesa e dhjamur e barkut, i rrezikshëm për shëndetin veçanërisht për sëmundjet kardiovaskulare e diabetit, por që të ishte dhe i rrezikshëm për sëmundjen nga kanceri nuk mund të kuptohej dhe kaq lehtë. Kërkuesit hollandezë të Universitetit të Maasticht, kooordinuar nga Laura A.E. Hughes kanë ekzaminuar gati 2500 femra e meshkuj e i kanë monitoruar për rreth 13 vite masat e tyre të pantallonave dhe disa diagnostikime midis të cilave dhe krijimin e formave të ndryshme të kancerit. Rezultoi se masat e mëdha tek femrat janë tregues rrezikshëmrie për zhvillimin e tumorit në endometër e tek meshkujt për tumorin në veshka.