2 milion Euro për të pranuar

Të paktën kështu thuhet në revistën italiane CHI. Me sa duket ish bomberit të Interit, tashmë lojtar profesionist pokeri e i fejuar me Melissa Satta, kompania e prodhimit i ka ofruar plot 1 milion euro për t’a bindur të merrte pjesë në këtë reality show. Vieri që merr vesh mirë nga paratë ka kërkuar 2 milion euro. “Nëse do më duhet të ekspozohem kaq shumë, të paktën të më paguajnë mirë”,- u ka thënë miqve. A do të pranojë kompania e prodhimit të paguajë këtë shifër marramendëse? Nëse do e shohim Bobo-n si konkurent, po.

Advertisement