Partnere e edukuar = Jetëgjatësi

Ndërkohë një femër duhet të shohë për një burrë me rrogë të mirë. Studimi tregon se si gruaja dhe burri kanë gjasa të jetojnë më gjatë nëse burri ka të ardhura dhe status social të lartë. Studimi në fjalë është publikuar në gazetën Epidemiology in Community Healthcare dhe është bazuar në 1.5 milion suedezë që i përkasin moshës 30 – 59 vjeçare. Studiuesit zbuluan se niveli i edukimit tek meshkujt nuk lidhej me jetëgjatësinë e tij. Gjithsesi ai ka gjasa të jetojë më gjatë 25%, nëse partnerja e tij ka mbaruar universitetin, krahasuar me një grua që ka mbaruar vetëm shkollën e mesme. Sipas studiuesve, gratë e edukuara e kuptojnë më mirë informacionin mbi të jetuarit e shëndetshëm dhe e vënë në praktikë atë. Kjo ka ndikim dhe në shëndetin e tyre. Femrat me pak shkollim kanë gjasa 50 % të vdesin më herët se ato me edukim universitar . “Ky studim tregon se sa të lidhura janë edukimi, stili i të jetuarit dhe jetëgjatësia”,- ka thënë profesor Alan Maryon Davis.

Advertisement