Supermarkata Trillenium.com do u bëjë të mundur përdoruesve të bëjnë pazar nga shtëpia duke lëvizur në një ambient 3dimensional, të flasin me shitës virtualë, të kërkojnë këshilla, të qarkullojnë duke shtyrë karroca, të shikojnë e madje dhe të provojnë një produkt. Që prej 1 nëntorit do të mund të blihet vetëm nga Kroacia, e brenda 2010-ës do të mund të blihet nga e gjithë Europa.