Nga të dhënat e publikuara nga “Open Data” bazuar në deklaratat e depozituara pranë ILDKP-së për vitin 2016, janë zbardhur dje pagat e deputeteve të legjislaturës së kaluar për këtë vit.
Rezulton se bashkëshortët dhe fëmijët e deputetëve të PS-së dhe të LSI-së të marrin deri në tre rroga shteti.
Ish-deputetja Arta Dade rezulton me bilanc shumë negativ. Ajo ka deklaruar të ardhura vetëm nga paga, ndërkohë është duke paguar edhe një kredi për strehim. Po ashtu vihet re se të gjitha deputetet kanë marrë kredi në bankë për blerje banesash.
Pasuritë e deputeteve
Blerina Gjylameti, PS
Paga si deputete 2 519 142 lekë
Bashkëshorti, të ardhura nga paga 960 000 lekë(Burimi i padeklaruar)
Bashkëshorti, të ardhura nga aktivitet privat, 332 669 lekë.
Gjendje cash 20. 000 euro
Shpenzimet
Bashkëshorti, shlyer në vitin 2016 -6 120 euro për kredi për blerje shtëpie. Detyrimi i mbetur 96. 383 euro.
Erjeta Alhysa, PS
Paga: 2 597 642 lekë
Bashkëshorti, të ardhura nga biznesi, 374 440 lekë.
Vajza, të ardhura nga paga në Bashki, 481 820 lekë.
Djali, të ardhura nga paga në OSHEE, 597 108 lekë.
Evis Kushi, PS
Paga: 2 944 023 lekë
Bashkëshorti, të ardhura nga paga si përgjegjës sektori pranë DAR-it, Elbasan 350 534 lekë.
Bashkëshorti, të ardhura nga paga si pedagog i jashtëm pranë Universitetit “A.Xhuvani”, 128 220 lekë
Bashkëshorti, dhuruar të motrës pjesë të shtëpisë me sip. 73 m2 në Elbasan, trashëguar nga prindërit.
Pasuri të paluajtshme
Pronar me 100% i një apartamenti banimi me sip. 71 m2 në vlerën 1 900 000 lekë.
Pronar me 100% i një apartamenti banimi me sip. 99.18 m2 në vlerën 37.700 euro, për të cilin janë paguar 33 000 euro.
Bashkëshorti pronar i një veture tip Skoda Octavia në vlerën 14 500 euro.
Arta Dade
Paga: 2 905 501 lekë
Tërhequr në llogari bankare 1 100 000 lekë, dhënë hua një të afërmi për arsye shëndetësore.
Shlyer në vitin 2016 vlera -300 000 lekë për kredi bankare për strehim me këst mujor 25 000 lekë.
Klodjana Spahiu, PS
Paga: 2 728 345 lekë.
Të ardhura nga paga për mësimdhënie në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”, 1 275 euro.
Bashkëshorti, të ardhura nga paga si pedagog endokrinolog në Spitalin Rajonal Durrës, 757 743 lekë.
Shpenzime
Bashkëshortët, shlyer në vitin 2016 vlera -2 604 euro për një kredi bankare 20.000 euro
Bashkëshortët, shlyer në vitin 2016 vlerën -319 786 lekë për një kredi bankare 1 400 000 lekë
Antoneta Dhima, PS
Deputete: 3 036 741 lekë.
Bashkëshorti, Z. Panajot Dhima paga pranë Albpetrol sha, 1 068 475 lekë.
Bashkëshorti, paga si Ndërmjetës në Sigurime, 111 euro.
Vasilika Hysi, PS
Paga: 2 205 038 lekë.
Të ardhura nga mësimdhënia pranë Fakultetit të Drejtësisë, UT, 382 688 lekë.
Të ardhura nga udhëheqje doktoraturash pranë UET, 85 euro.
Të ardhura nga mësimdhënia në Shkollën e Lartë, “Beder”, 503 000 lekë.
Të ardhura nga honorare nga academia “Friedrich Ebert Stiftung”, 17 850 lekë.
Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh
Të ardhura si Anëtar Këshilli Administrimi në UT, 18 541 lekë.
Bashkëshorti, të ardhura nga paga në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës, 969 224 lekë.
Vajza, të ardhura nga paga si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, UT, 1 181 870 lekë.
Vajza, të ardhura nga mësimdhënia në ASPA, 354 875 lekë.
Adelina Rista, PS
Paga: 3 379 659 lekë.
Tokë truall 560 m2 kthyer nga Komisioni i Kthimit të Pronave
Shtëpi banimi 2 kate
Zotërim i një automjeti (Vlera e blerjes e padeklaruar)
Anila Agalliu, PS
Paga: 3 398 178 lekë.
Bashkëshorti, të ardhura nga paga si drejtor i Departamentit të Marrëdhënieve me Klientin në SH.A Ujësjellës-Kanalizime, Berat, 789 110 lekë.
Shpenzime
Djali, blerë më 01.11.2016 një veturë me kursime të prindërve, 100 000 lekë.