Instagrami vazhdon të sjellë risi, duke i ofruar çdo ditë më shumë opsione përdoruesëve të tij.

Ditët e fundit është përhapur në masë përdorimi i sondazheve në Instastory, aq sa shohim thuajse çdo ditë nga miqt tanë pyetje me alternativa ku shumica e tyre janë “po” ose “jo”. Por, në fakt këtë trend e kemi parë dhe diku tjetër, aq sa dhe e përdorim si batutë me miqt thuajse çdo ditë.

Advertisement

Blendi Fevziu është gazetari që e nxorri këtë trend në emisionin e tij “Opinion” disa vite më parë, ku çdo temë që hap në studio me të ftuarit ai e shpërndan dhe me ndjekësit në Facebook. Ndoshta kjo rubrikë që solli Blendi na u fiksua më tepër pas risjelljes me humor nga Salsano Rrapi në Portokalli, i cili imiton deri diku formatin e “Opinion” me batutën e përsëritur “po, jo, po, jo…”.

Epo ja pra, mesa duket Blendi Fevziu frymëzon dhe programuesit e Instagram për të sjell risi në këtë program kaq të pëlqyer të fansave të teknologjisë.

Mesa duket të gjithë e kemi nga pak “Fevzi” brenda nesh…