Ay avionë luftarakë të Forcave Ajrore Mbretërore britanike (RAF) janë ngritur në ajër për të shoqëruar uljen e një avioni linje Ryanair në aeroportin Stansted, 30 milje në verilindje të Londrës.

Avioni, i cili vinte nga Lituania dhe nuk përgjigjej në komunikim, duhej të ulje në aeroportin Luton, por u devijua në Stansted.

Advertisement

Zëdhënësi i policisë së Essexit, në zonën e të cilit ndodhet aeroporti Stansted, tha se “një avion linje Ryanair që vinte nga Kaunas, Lituani, drejt Luton Airport u devijua në Stansted Airport pas raporteve për një alarm sigurie. Aeroplani u ul pa probleme në orën 8.55 dhe pasagjerët po dalin jashtë. Pista u mbyll për pak kohë, por tani është rihapur. Policia është në vendngjarje, ku po bëhen hetime”.

Stansted Airport konfirmoi se avioni “u ul pa probleme, me policinë në gatishmëri”.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se dy avionë luftarakë Typhoon u ngritën nga baza Coningsby e RAF-it për të shoqëruar avionin civil.

Stansted Airport ka njoftuar se aktiviteti tani vazhdon normalisht, ndërkohë që pritet të mësohet se pse pilotët nuk përgjigjeshin në komunikimin me radio.