Kohët e fundit remikset e këngëve me ritme latine kanë filluar të kthehen në një trend, kujtojmë këtu “Despacito” në bashkepunim me Justin Bieber dhe “Reggaeton Lento” në bashkëpunim me Little Mix.
Por duket se një tjetër “Hit” i sjellë në versionin remiks duhet te vinte për të na kujtuar momentet më të bukura të verës që lamë pas. J. Balvin dhe Willy Williams po shijojnë suksesin e këngës “Mi Gente”, por tashmë ata kanë publikuar edhe një version të ri me Beyonce!
Këngëtarja seksi dëgjohet të këndojë nën ritmet e “Mi Gente” ne anglisht dhe spanjisht. Ajo ka treguar se të gjitha të ardhurat që do të vijnë nga kenga, do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga uraganet ne Porto Riko, Meksikë dhe disa ishuj të Karaibeve.
Organizatat bashkëpunuese në këtë proces, do të jenë UNICEF dhe CEMA. Artistja konfirmon kështu edhe një herë se ajo nuk është vetëm një këngetare e jashtëzakonshme, por edhe një filantropiste.