Në moshën 15 vjeçare fitoi një konkurs bukurie, sot është 23 vjeç dhe mban mbi shpatulla një sërë fushatash publicitare, ka qenë imazh i firmave të mëdha, ka sfiluar për pothuajse të gjithë stilistët e botës, ka marrë pjesë në kalendarët e famshëm Pirelli 2009. Ju prezantojmë Rianne Ten Haken e cila shfaqet sikurse e ka bërë nëna në numrin e fundit të revistës GQ. Modelja brune me sy blu, ka lindur në Hollandë në 1986-ën dhe është cilësuar nga shumë revista prestigjoze si një nga modelet më të kërkuara në të gjithë botën. Ka qenë protagoniste e fushatave publicitare që nga A-ja e Armanit deri tek V-ja e Vercsaces. Të shumtë kanë qenë edhe fotografët që e kanë fiksuar në objektivat e tyre për kopertina të ndryshme të revistave të modës. Sensacionale dhe artistike, me shikim intens dhe intrigant, buzë të plota e sensuale. Me pak fjalë Rianne mishëron më së miri bukurinë tipike mesdhetare.