Në vendin e dytë renditen brazilianët, në të tretin italianët e në të katërtin francezët. E nëse latin-lover-i qëndron në majë të preferencave të 15 000 femrave nga 20 vende të ndryshme të botës, (të cilat kanë votuar në sitin onepoll.com), sigurisht që më e keqja u shkon meshkujve anglosaksone. Të ngelur në klasë janë meshkujt gjerman, pasi mbajnë erë të keqe sipas pjesës më të madhe të të intervistuarave. Të parafundit në klasifikim janë renditur anglezët sepse janë dembelë dhe në shtrat lënë gratë të bëjnë çdo gjë. Suedezët janë shumë të shpejtë ndërkohë që hollandezët nervozohen shumë gjatë raporteve seksuale. Midis partnerëve sexualë më pak të preferuar gjenden edhe amerikanët të cilët janë të vrazhdë ndërsa grekët nuk janë fort të ëmbël.