Pas Kylie, edhe Khloe. Në klanin Kardashian janë në modë fëmijët. Vetëm pak ditë pasi mediet rozë u mbushën me lajmin se 20-vjeçarja Kylie Jenner priste fëmijën e saj të parë me reperin Travis Scott, edhe Khloe njoftoi se është në muajin e katërt të shtatzënisë.

Image result for khloe kardashian pregnantPër basketbollistin 26-vjeçar, Tristan Thompson, ky është fëmija i dytë. Por 33-vjeçarja, ylli i “reality show”-t e përjeton për herë të parë një gëzim të tillë.

Advertisement

Image result for khloe kardashian pregnantNdërkohë, Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj Kanye West presin një vajzë në muajin janar, nga një nënë zëvendësuese, apo “nënë me qira” siç njihet ndryshe.

Khloe pati rrëfyer më herët gjatë vitit se kishte disa probleme me fertilitetin, të cilat e kishin shtyrë mjekun e saj në Beverly Hills t’i rekomandonte sjelljen në jetë të një fëmije sa më shpejt që të jetë e mundur.

Por nga këtu, duket se nuk do të ndalet më. Shumë e kënaqur me kujdesin dhe vëmendjen maksimale të të dashurit të saj, lojtar i Cleveland Cavaliers, Khloe rrëfen për revistën “You” se Tristan është tepër protektiv, shumë i dashur dhe kërkon që të kenë bashkë 5 apo 6 fëmijë. Të dy ata nisën të dalin bashkë shtatorin e vitit 2016, pas një takimi të parë të organizuar nga miq të përbashkët.