Jo të gjithë mund të konsumojnë alkool. Një studim nga Korea e Jugut ka zbuluar se disa persona që kanë një karakteristikë në lëkurën e tyre nuk duhet t’i afrohen pijeve alkoolike.
Kështu, studimi thotë se njerëzit të cilët skuqen kur konsumojnë alkool janë të prirur të vuajnë nga një çrregullim serioz.
Hulumtimet tregojnë se këta persona janë të rrezikuar nga hipertensioni i cili ndërlidhet me alkoolin. Kjo shtypje e lartë e gjakut, pra e ndërlidhur me konsumimin e alkoolit, mund të jetë shkaktar një problem në zemër, në tru, etj.
Shkaktari i këtij fenomeni është acetaldehidi, toksinë që prodhohet nga alkooli, të cilin e përpunon mëlçia. Ata të cilët reagojnë me skuqje ndaj pijes, do të thotë se e përpunojnë këtë përbërës më ngadalë, gjë që e shkakton atë të qëndrojë në trup më gjatë dhe të shkaktojë dëme më të mëdha.
Megjithatë, skuqja e fytyrës nga alkooli dallon varësisht nga gjinia, mosha dhe grupet etnike.
Sipas hulumtuesve, ky fenomen është më prezent te gratë, te të moshuarit dhe më shumë te aziatikët lindorë sesa te perëndimorët.