Mamaja punon, femija më pak i shëndetshëm

Instituti i Shëndetit të Fëmijëve studioi më tepër se 12,500 fëmijë 5 vjeçar dhe zbuloi se ata që kishin mamatë në punë ishin më pak aktivë dhe ishin të prirur të hanin ushqime jo të shëndetshme. Fëmijët me mama në punë me kohë të pjesshme ose të plotë, kishin gjasa të konsumonin pije të ëmbla midis vakteve. Gjithashtu shpenzojnë më tepër kohë para kompjuterit apo televizorit për të paktën 2 orë në ditë, krahasuar me fëmijët që i kanë mamatë në shtëpi që shpenzojnë më pak se dy orë në këto aktivitete. Gjithashtu fëmijët me nëna të zëna, kanë më tepër gjasa që të shoqërohen në shkollë me makina, ndryshe nga fëmijët me mama shtëpiake që kanë tendencën t’i shoqërojnë në këmbë apo me biçikleta. Profesoresha Catherine Law që drejtoi studimin ka shpeguar: ”Mungesa e kohës, mund të limitojnë shumë prindër në ushqimin e shëndetshëm të fëmijëve të tyre apo më tepër aktivitet fizik.- Studimi ynë nuk sugjeron që nënat nuk duhet të punojnë, por që të nxirrnim në pah nevojën për të ndryshuar diçka në aktivitetin familjar”. Zëdhënësi i departamentit të shëndetit tha: ”Lëvizja jonë Change4Life po ndihmon më tepër se 370 000 familje të hanë shëndetshëm, të lëvizin më tepër dhe rrjedhimisht të jetojnë më gjatë duke i ndihmuar në të kuptuarit se sa të dëmshme janë yndyrnat e përpunuara dhe sheqeri nëpër ushqime tek fëmijët. Ne po ofrojmë mënyra efektive për të bërë ndryshime në dieta dhe të rrisim nivelet e aktivitetit fizik”.

Advertisement