Ky vit padyshim se është ai i dasmave të yjeve të estradës.

Një e tillë pritet të ndodhë këto ditë. Është ky disenjatori i njohur Valdrin Sahiti i cili ka vendosur t’i japë fund beqarisë, transmeton Gazeta Express.

Advertisement

Valdrini dhe e fejuara e tij Edita Ramadani kanë vendosur që dashurinë e tyre ta kurorëzojnë me martesë në një ceremoni solemne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Image result for valdrin sahiti

Ata nuk kanë dhënë detaje për datën e saktë, mirëpo martesa e tyre pritet të bëhet këtë javë. Ndryshe, burime të Gazetës Express mësojnë se çifti i njohur së shpejti pritet të bëhen prindër.

Nuk dihet se në cilin vend do të zhvillohet dasma e tyre, por sipas një video të postuar nga Edita, për momentin janë në Los Angeles.

Ky ishte viti i dasmave të VIP-ve shqiptarë. Javë më parë i dhanë fund beqarisë edhe Xhensila Myrtezaj e Bes Kallaku, Getoar Selimi e Marina Vjollca.