Gjermania kryeson listën e vendeve më me pak stres në botë. Pikërisht, Shtutgarti është qyteti ku mund të jetoni me më pak stres.

Në vendin e dytë është Luksemburgu, ndërsa në të tretin, Hanoveri i Gjermanisë. Të dhënat, të bëra publike nga kompania britanike Zipjet, ka analizuar më shumë se 500 qytete në botë, duke marrë në konsideratë elemente si siguria, trafiku, hapësira gjelbëruese, pagat.

Advertisement

Ankthi dhe stresi janë cilësuar si dy nga faktorët kryesorë që ndikojnë në përkeqësimin e shëndetit mendor dhe cilësinë e jetës.

Vendet ku jetohet më me shumë stres janë Lagos në Nigeri, Kabuli në Afganistan dhe Bagdadi në Irak.