Të gjithë përbërësit që po ju sjellim më poshtë kanë vlera të shkëlqyera për organizmin, por sidomos për funksionet e aparatit tretës. Nuk është e thënë të keni problem serioze për ta përdorur! Vlen edhe për rastet e nevojës për pastrim, sidomos pas pushimeve kur abuzimet janë më të zakonshme.
Ju propozojmë recetën e mëposhtme.
Përbërësit e lëngut që ndihmon metabolizmin:
-1 kastravec
-Një tufë me majdanoz
-1 limon
-1 lugë gjelle me xhenxhefil të grirë
-1 lugë gjelle me lëng Aloe Vera
-Gjysëm gote me ujë
Hidhini të gjithë përbërësit në një mikser dhe përziejini së bashku. Prej këtij lëngu do të përfitoni stomak më të sheshtë, metabolizëm të shkëlqyer dhe një trup më të shëndetshëm.