Të enjten, disa nga modelet më të famshme konfirmuan në rrjetet e tyre sociale se do të jenë pjesë e pasarelës Victoria’s Secret Fashion Show, që do të mbahet këtë Nëntor.
Disa nga vajzat po bëjnë një rikthim në këtë pasarelë, e ndërkohë për të tjera ky është një hap i parë shumë i madh. Mjafton të themi se të gjitha janë tepër të emocionuara. Ajo që u vu re, ishte mungesa e disa emrave të njohur në botën e modelingut si: Kendall Jenner, Gigi Haid dhe Bella Hadid.
Mos ndoshta vajzat do të përjashtohen nga shfaqja ?
Ndoshta. Ama ka ende shpresë bazuar në ngjarjen e vitit të kaluar, ku asnjë nuk e dinte për pjesëmarrjen e Kendall në shfaqje, deri sa ajo i hipi avionit për atje dhe sfiloi si një divë e vërtetë. Duhet theksuar se ka ende kohë deri në ditën e madhe.
Modelet që prekin për herë të parë pasarelën e VS për 2017:
Alexina Graham
Gizele Oliveira
Bruna Lírio
Mayowa Nicholas
Vanessa Moody
Julia Belyakova
Aiden Curtiss
Victoria Lee
Dasha Khlystun
Estelle Chen
Nadine Leopold
Alecia Morais
Amilna Estevao