Motra e Princeshës Diana, Sarah McCorquodale, ka hedhur dyshime mbi aksidentin ku ajo humbi jetën, dukë thënë se e motra ishte e fiksuar me vendosjen e rripit të sigurimit. Britania u vesh në zi më 31 gusht të 1997-ës, kur Diana vdiq në një aksident automobilistik në Paris. Por në një dokumentar të ri mbrëmjen e të dielës, motra e Lady D tregoi për zakonet e saj në lidhje me sigurinë, sidomos kur ishte në timon.

62-vjeçarja e përshkroi Dianan si një “person të fiksuar që nuk shkonte asgjëkund pa vënë rripin e sigurimit”. Ajo u shpreh se ishte e çuditshme që nuk e kishte vënë natën e aksidentit fatal.
“Ajo ishte e fiksuar me vendosjen rripit të sigurimit – tha Lady Sarah- Pse nuk e vuri atë natë? Unë kurrë nuk do ta di.” Duke folur për momentin kur kishte marrë vesh për vdekjen e motrës së saj, zonja Sarah shpjegoi se u zemërua tej mase me kanalet televizive që raportonin se ajo ishte ende gjallë.

Advertisement

Mësohet se pak para vdekjes Princeshë Diana telefonoi dy djemtë e saj.

Ishte një bisede tipike telefonike mes dy djemve dhe nënës së tyre, e cila ndodhej me pushime në Francë. Biseda ishte e shkurtër, sepse djelmoshat dëshironin të vazhdonin të luanin me kushërinjtë e tyre, e jo të kalonin kohë duke biseduar në telefon. Ajo bisedë e shkurtër telefonike e vitit 1997 i ndjek edhe sot e kësaj dite princat William dhe Harry, sepse nëna e tyre, Princesha Diana, do të vdiste në një aksident me makinë po atë natë.