Ndonëse ekspertët e gurëve të çmuar janë mësuar të merren me diamante të mrekullueshme në përditshmërinë e tyre, shumë rrallë mund të kenë parë një diamant të kuq.

“Diamantët e kuq janë më të rrallët dhe kushdo mund t’i prekë është me shumë fat,” tregon Graeme Thompson, drejtues i shtëpisë së ankandit Bonhams në Azi dhe Britani, që ka parë një të ngjashëm për herë të fundit 5 vite më parë.

Advertisement

Kompania minerare Rio Tinto ka nxjerrë gurë nga miniera e tij në Australinë Perëndimore gjatë 33 viteve të fundit – dhe gjatë gjithë kësaj kohe, janë shitur më pak se 20 karat diamante të certifikuar në ngjyrë të kuqe.

Të mërkurën në New Jork, Rio Tinto zbuloi diamantin më të madh në ngjyrë ‘fancy red’ tek një grup i zgjedhur koleksionistësh, së bashku me gurë të tjerë të çmuar në tenderin e përvitshëm të diamanteve me spektër rozë. I njohur si Argyle Everglow, diamanti i prerë i ndriçuar rrezatues peshon 2.11 karat.

Si një diamant ekstremisht i rrallë ndonëse peshon sa një gjysmë monedhe, pritet të shitet për 10 milion dollarë.