Një 21-vjeçare, e cila kishte vdekur klinikisht në javën e 9-të të shtatzënisë, pas një hemorragjie në tru, është mbajtur gjallë me anë të aparaturave edhe 4 muaj derisa ka lindur 2 binjakët që ajo priste. Pavarësisht se nuk kishin më shpresa që ajo të rikthehej në jetë, mjekët vendosën që përmes aparaturave të mbanin në funksion normal trupin e saj, pasi evidentuan rrahje normale të zemrës së dy binjakëve që ajo priste. Ajo përfundoi në gjendje klinike tetorin e vitit të kaluar dhe mjekët e mbajtën gjallë deri sa binjakët ishin mjaftueshëm të shëndetshëm që të shkëputeshin nga trupi i nënës së tyre.
Por binjakët nuk janë të vetmet jetë që mjekët shpëtuan, pas fikjes së aparaturave që mbanin gjallë 21-vjeçaren, zemra dhe veshka e saj u dhuruan për të shpëtuar edhe dy jetë të tjera.