Duhet të flasim më hapur rreth sëmundjes mendore, apo është më mirë të heshtim? Kjo varet nga bregu i Atlantikut, në në të cilin jetojmë. Në Mbretërinë e Bashkuar, kreu i ardhshëm i shtetit (Princi Uilliam) ka mbështetur një fushatë të admirueshme, “Heads together”, në favor të një hapjeje më të madhe mbi këtë çështje, por në SHBA, ku kreu aktual i shtetit duket thellësisht i shqetësuar, qëndrimi zyrtar është: më mirë është të mbajmë gojën mbyllur.

Shoqata Amerikane e Psikiatrisë (SHAP) i përmbahet rreptësisht rregullit Goldwater, i cili ndalon anëtarët e saj që të shprehin opinione, e lëre më të formulojnë një diagnozë, për njerëzit që nuk janë vlerësuar personalisht (rregulli u konceptua pasi, në vitin 1964, një sondazh i psikiatërve tregoi se kandidati presidencial Barry Goldwater ishte i paaftë për ta mbajtur atë zyrë). Pra, regulli nuk i ka penguar mediat të spekulojnë mbi shëndetin mendor të disa njerëzve të famshëm, por pengon që ta bëjnë këtë gjë, pikërisht ata njerëz, të cilët mund të kontribuojnë në mënyrë të kthjellët dhe të besueshme në debat.

Advertisement

Argumenti më i mirë në favor të iniciativës “Heads together” të familjes mbretërore, është se mund të trajtojë stigmën që shoqëron sëmundje mendore, ndërkohë që argumenti më i mirë mirë në favor të SHAP, për të mos folur mbi problemet e Trumpit, është që të shmangë stigmatizimin e personave të tjerë të sëmurë mendorë, duke i asociuar me të.

Megjithatë ka diçka që nuk shkon: edhe në qoftë se do të ishim të gatshëm të pranonim se sëmundjet mendore mund të prekin këdo, e kemi pothuajse të pamundur që të pranojmë se mund të prekin edhe disa njerëz shumë të pakëndëshm. Dhe sigurisht nuk duam të pranojmë se ka një lidhje mes sëmundjes së tyre, dhe gjërave të gabuara që ata bëjnë.

Por në qoftë se Donald Trumpi do të vuante vërtetë nga narcisizmi dhe sociopatia, këto dy aspekte nuk mund të jenë të parëndësishëm, në krahasim me rrezikun që paraqesin. Jo sepse të qënit narcisist, apo edhe sociopat i bën njerëzit të këqinj, por për shkak se në rastin e tij këto çrregullime ndërveprojnë me personalitetin e tij në përgjithësi, dhe me pozitën që ai zë, në një masë të tillë, sa për ta bërë atë edhe më të rrezikshëm. Askush, madje as Trumpi nuk duhet të fajësohet nëse është i sëmurë mendor. Por ne nuk duhet të bëjmë sikur sëmundjet mendore prekin vetëm njerëzit e mirë.

Detyrimi i paralajmërimit

Rregulli Goldwater nuk është e vetmja mënyrë, me të cilën qëllimi fisnik për të fshirë një njollë mund të ketë efektin e kundërt. Siç e ka thënë një vëzhgues i vëmendshëm, duke thënë se “ne të gjithë vuajnë”, rrezikojmë të lëmë të kuptohet se të gjithë vuajmë të njëjtën mënyrë, si dhe të minimizojmë problemet e atyre që vuajnë në forma më të rënda dhe, mbi të gjitha, të përforcojmë idenë se sëmundja mendore është biologjikisht e pashmangshme. “Kjo u ndodh të gjithëve”, është një shprehje që lë të kuptohet se do të jetë gjithmonë kështu. Por kjo zhvesh qeveritë dhe komunitetet nga çdo përgjegjësi: nëse ekonomia moderne, pashmangshmërisht shkakton ankth, sa për të cituar një shembull, ndoshta duhet të ndryshoni shoqërinë. Duhet të flasim për këtë. Dhe jo vetëm të flasim.

Muajin e kaluar, një grup i vogël kurajozësh që nuk bien dakord me rregullin Goldwater organizuan një takim në universitetin e Yale. “Ne kemi detyrimin që të paralajmërojmë”, shpjegoi psikiatrja Bandy Lee, “në lidhje me një udhëheqës që është i rrezikshëm për shëndetin dhe sigurinë e pacientëve tanë”.

Ka të drejtë: siç e thashë, ekziston rreziku që, duke folur në mënyrën e gabuar për gjendjen mendore të Trumpit, të dëmtojmë persona të tjerë. Por ekziston edhe rreziku që Trumpi, me manitë e tij të madhështisë dhe intolerancën ndaj çfarëdolloj kritike, të shkaktojë një luftë bërthamore. Që tani ka shkaktuar jo pak telashe. Dhe shëndeti mendor i planetit na detyron që të mos bëjmë shumë komplimenta.

Oliver Burkeman / The Guardian – Bota.al