Monica Bellucci vazhdon të shkëlqejë bashkë me 52 vitet e saj. E cilësuar si një nga gratë më të bukura të globit, një përfaqësuese e pakundërshtueshme e bukurisë mesdhetare, Bellucci është e njohur edhe për historitë e saj të dashurisë. Sigurisht më e përfolura ka qenë martesa me aktorin francez Vincent Cassel, e cila përfundoi pas 14 vitesh së bashku, pasi ishin bërë prindër të dy vajzave.

Ndërsa Cassel ka në krah një modele me gjysmën e moshës së tij, Monica Belluçi, kishte thënë që po shijonte të qenurit single, megjithatë duket se gjërat kanë ndryshuar.

Advertisement

“Është një burrë i ri në jetën time…por nuk do ju them gjë tjetër”, ka deklaruar ajo për Paris Match dhe mediat gossip janë çmendur.

“Më kanë dashur, shpjegon ajo për revistën parisiane, por nuk kam qenë gjithmonë gati për të marrë atë dashuri. Për shumë kohë, raportet e pushtetit më janë dukur interesante. Sot, kërkoj të tjera gjëra. Kam hyrë në një fazë të re të jetës sime”, është shprehur nëna e dy vajzave nga martesa me aktorin francez.

“Kur kam qenë më e re, isha shumë e ndjeshme ndaj pamjes. Dilja vetëm me burra të moshës sime, mundësisht të bukur. Sot, më duket që një burrë me rrudha, është më interesant, shenjat e kohës në fytyrën dhe trupin e tij më pëlqejnë. Sepse ajo që e bën sexy është jeta. Përmes rrudhave të trupit, shihet më mirë shpirti”.

Aktorja ka folur për vendet ku ka jetuar dhe që i dashuron. “Vij nga një vend si Italia, ku sensualiteti ndihet në ajër, ku trupat flasin pa fjalë. Franca më ka ndihmuar të zbuloj një mënyrë tjetër të të qenurit femërore, më elegante. Kam kuptuar që dashuria dhe sensualiteti kanë të bëjnë me energjinë, jo me moshën”, ka vazhduar ajo.

“Kur u ndava, në 2013-ën, babai i vajzave të mia qëndroi në Brazil. Unë zgjodha të jetoja në Paris. Kam blerë vitin e kaluar një shtëpi në Lisbonë dhe do më pëlqente shumë të shkoja të jetoja atje. Në atë qytet ka një anë ndërkombëtare dhe në të njëjtën kohë, provinciale, që më pëlqen. Do ishte shkëlqyeshëm për vajzat e mia, sepse jetohet një jetë më e ëmbël”, ka thënë e bukura Belluci.

Këtë periudhë ajo ka qenë në Romë për të promovuar filmin e saj “Road of Milk” që u prezantua vitin e kaluar në Festivalin e Venecias. Për vizitën në kryeqytetin e vendit të saj, Monica kishte zgjedhur një fustan të gjatë, stil rrobdëshambri me tulipanë të verdhë, Dolce Gabbana.

Duket shumë bukur!