Elton John është në kujdesin intensiv pas një infeksioni të rrezikshëm bakterial në Amerikën e Jugut këtë muaj. 70-vjeçari ka anuluar koncertin e tij në Las Vegas pas sëmundjes që e zuri në avion gjatë kthimit për në Britani nga Santiago i Kilit. Të shtunën ai u kthye në shtëpi të ‘pushonte’ por qëndroi në kujdesin e mjekëve pas një trajtimi në një spital britanik. Mediat flasin se ai ka qëndruar 12 ditë në spital, prej të cilave dy ditë në kujdes intensiv.

Për këtë arsye ai ka anuluar koncertet e tij gjatë dy muajve, për të pasur një shërim të plotë për performancën e tij në Londër, në Twickenham Stadium, më 3 qershor. Përfaqësuesi i tij tha në një deklaratë: “Gjatë turit të fundit të suksesshëm në Amerikën e Jugut, Elton mori një infeksion të pazakontë bakterial”.

Advertisement