Nuk kanë qenë të paktë tifozët e Barcelonës që shpresonin që sonte në “Camp Nou” të përsëritej magjia e 8 marsit që kualifikoi në çerekfinalen e Champions League Barcelonën që fitonte me rezultatin tenistik 6-1 kundër PSG, duke përmbysur kështu humbjen 4-0 në Paris.

Por Juventusi nuk është PSG dhe nën drejtimin e Massimiliano Allegrit bardhezinjtë kanë ditur të mbrohen mjaft mirë ndaj katalanasve, të cilët nuk kanë arritur të shënojnë në asnjërën prej ndeshjeve.

Advertisement

Bardhezinjtë e Juventus zbritën “Camp Nou” me idetë e qarta, të mos pësojnë gol dhe të mbrojnë avantazhin prej 3 golash që krijuan në “Juventus Stadium”, një detyrë që e realizuan me sukses.

Ashtu edhe si në ndeshjen e parë Barcelona mbizotëroi mbajtjen e topit, por kjo nuk mjafton para një skuadre italiane, e aq më pak ndaj Juventusit.