Gjermania duket se është shndërruar në ‘tokën e premtuar’ për shqiptarët. Gjithnjë e më shumë të rinj po zgjedhin që të mësojnë gjermanishten, duke lënë kështu pas anglishten dhe italishten.

Të dhënat tregojnë se edhe pse ritmi i frekuentimit të kurseve ka rënë përsëri ato dominojnë duke zënë 16.6% të totalit të kursantëve, kryesisht nga të punësuarit dhe nxënësit e shkollave. Kjo tendencë lidhet edhe me kërkesën e lartë që ka tregu gjerman për forcë të kualifikuar pune, por njohja e gjuhës është kushti bazë.

Advertisement

Të dhënat e Shërbimit Kombëtar të Punësimit tregojnë se ka fluks në rritje të kërkesave për mësimin e gjuhës gjermane.

Ndërsa referuar kurseve të tjera profesioneve, më të frekuentuarit, në raport me totalin e pjesëmarrësve, kanë qenë: Kuzhina(11%), Instalues dhe riparues të rrjetit elektrik” (11.7%), Rrobaqepësi (7.2%), Hidraulik (9.1%), Parukeri (5.8%) dhe Saldim (5.3%).

Të rinjtë pjesëmarrës në kurset profesionale pranë Qendrave të Formimit Profesional Publik, përbejnë 65% të totalit të pjesëmarrësve. Ajo që duhet theksuar që në te gjitha profesionet  pjesëmarrja e të rinjve ngelet mbi 50%. Pjesëmarrësit me nivel arsimor të mesëm përbejnë 58.5% të totalit të pjesëmarrësve.

Nëse i referohemi llojit të kurseve, shikojmë që përveç kursit Art desing dhe Përdorim  kompjuteri, ku dominancën e kanë pjesëmarrësit me arsim te lartë, në te gjitha kurset e tjera, arsimi i mesëm përbën mbi 45% të pjesëmarrësve në çdo kurs.

Sipas të dhënave punëkërkues të papunë pjesëmarrës në këtë program, që kanë arritur të punësohen në përfundim të formimit profesional janë 1.007, por ky është një tregues ky i parealizuar pasi do ishte parashikuar në nivelin 2.000 persona.

E nëse pjesëmarrja në kurse për formim profesional është e kënaqshme, punësimi pas certifikimit, vazhdon të mbetet një problem serioz pasi, vetëm 9% e punëkërkuesve të papunë të trajnuar gjatë këtij vitit në kurset e profesioneve kanë arritur të punësohen./Monitor