Kryeministri Edi Rama është fotografuar në tavolinë me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç dhe atë të Kosovës, Isa Mustafa. Ata janë fotografuar në një restorant në Sarajevë. Nuk dihet me saktësi tema e bisedës, por fotoja ka qarkulluar në Twitter. Rama shihet që është në krah të Vuçiç, ndërsa përballë tyre është Mustafa. Personi që ka publikuar foton shkruan ”Gjithçka mund të ndodhë në Sarajevë”.

Advertisement