Ambasadori amerikan pritet sot në një takim të veçantë edhe nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Dell u emërua ambasador në Kosovë nga presidenti Barack Obama. Ai mbërriti të enjten në Prishtinë, i rikthyer pas tetë vjetësh në vendin ku ishte shef i Zyrës Amerikane në vitet 2000-2001. SHBA-të janë vendi i parë në botë me prani diplomatike në Kosovë.