Sic bën të ditur sesioni në shqip i BBC, Serbisë i nevojitet kjo shumë për të reduktuar defiçitin buxhetor. Asaj iu dha një hua emergjence nga FMN-ja për të kaluar situatën me kusht që të merreshin masa për të ulur borxhin kombëtar. Për të arritur këtë, qeveria premtoi të shkurtojë vende pune në administratën e fryrë publike, por përjashtoi mundësinë e rritjes së taksave. Disa presin që qeveria t’i kërkojë FMN-së këtë javë, që t’i lejojë Serbisë një defiçit më të madh publik, sesa ishte parashikuar. Nëse Fondi pajtohet dhe është i kënaqur me strategjinë ekonomike të Serbisë, atëherë do të jepet edhe pjesa e dytë e huasë, mbi 1 miliard dollarë. Në fillim të muajit, guvernatori i Bankës Kombëtare paralajmëroi se Serbia nuk po bën sa duhet për të kualifikuar për një hua dhe kishte nevojë për më shumë masa drastike si TVSH.
Previous article
Next article
RELATED ARTICLES