Tre grupe rebele siriane proturke njoftuan sot marrjen e qytetit Al-Bab, bastioni i fundit i grupit të Shtetit Islamik në krahinën veriore të Alepos.

Agjencia turke e lajmeve “Anadolu Agency” njoftoi se rebelët të mbështetur nga forcat ushtarake turke kanë marrë kontrollin e pjesës qendrore të qytetit Al-Bab.

Advertisement

Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH) njoftoi se rebelët kanë marrë pothuajse gjysmën e lagjeve të qytetit, por luftëtarë të Shtetit Islamik ndodhen ende aty.

“Ne njoftojmë çlirimin e plotë të qytetit Al-Bab dhe po kryejmë çminimin e lagjeve residenciale”, theksoi Ahmad Othmane, kreu i Sultan Mourad, një prej tre grupeve rebele që konfirmuan marrjen e qytetit.

“Kemi vrarë dhjetëra luftëtarë të Shtetit Islamik dhe kemi evakuar 50 familje të Al-Bab. Në disa orë, forcat tona do të përfundojnë marrjen e pjesës tjetër të qytetit dhe do të riforcojmë linjat tona të mbrojtjes”, nënvizoi Abou Jaafar, nga Liwa al-Moutassem.