Donald Trump drejton ekonominë më të madhe në botë, ndërsa Vladimir Putin është në krye të ekonomisë së 12-të dhe hendeku mes dy vendeve është i madh.
Trump njihet si një biznesmen i suksesshëm, pasuria e të cilit vlerësohet në disa miliarda dollarë, por sërish, krahasuar me Vladimir Putin paratë e shefit të Shtëpisë së Bardhë duken si “qindarka”.
I pari thotë se e ka vendosur pasurinë e tij sipas “mënyrës së vjetër”, pra në fushën e ndërtimit, ndërsa i dyti deklaron se ka shtuar disa zero në llogaritë e tij përmes investimeve të shumta në fushën e naftës dhe gazit.
Dhe diferenca është shumë e madhe në favor të Putin. Forbes dhe Bloomberg përllogarisin pasurinë e Trump nga 3 deri në 3.7 miliardë dollarë, ndërsa Putin pasuria e Putin thuhet se shkon deri në 200 miliardë dollarë.
Njeriu që drejton Rusinë prej dy dekadash tashmë, thuhet se ka aksione dhe investime të shumta në fushën e ndërtimin, banka dhe në kompanitë e naftës, vlera e të cilave në total përllogaritet në këtë shumë.
Një ide më të qartë për pasurinë e shefit të Kremlinit krijohet kur mëson se ai zotëron një jaht 35 milionë dollarësh, ose të paktën kështu është spekulluar në mediat britanike, sipas të cilave, Roman Abramovic, padroni i Chelsea-t i dhuroi Putinit jahtin “Olimpija” kur ai u zgjodh President.