Partia Demokratike zhvillon sot ditën e pestë të protestës kundër qeverisë. Kërkesa e opozitës është zgjedhjet e lira e të ndershme teksa protesta nga PD u cilësua edhe si dita ku shqiptarët morën një vendim të madh.

Basha një ditë më parë u shpreh se, PD nuk ka kthim pas, por vijimin e protestave.  “Nuk është gabim i PD-së, është kërkesa e qytetarëve. Ata na kanë votuar, ata na kërkojnë këtu, ne do jemi këtu. Çështja e negociatave ka forma të ndryshme. Në vend që të hanë darka ta marrin shumë seriozisht. Në raport me qytetarët duhet të tregohen shtetarë dhe të marrin parasysh kërkesat e tyre”, tha Basha.

Advertisement

Sot rreth orë 12. 00 pritet dhe deklarata e eurodeputetit Knut Fleckenstein pas takimeve të një dite më parë me zyrtarë të lartë në vend.