Një ditë para protestës së Partisë Demokratike, ambasada e SHBA në Tiranë njofton qytetarët e saj që të shmangin zonat me rrezikshmëri në kryeqytetin shqiptar, pas tubimi mund të përshkallëzohet në dhunë.
Ambasada e SHBA në njoftimin në faqen e saj deklaron se qytetarët duhet të shmangin zonat ku do të protestohet dhe të kenë mjaft kujdes, pasi demonstrata mund të kthehet në konfrontuese dhe të përshkallëzohet në dhunë.
Deklarata e SHBA
Ambasada SH.B.A. informon qytetarët e SHBA-së se nesër do të zhvillohet një protestë kundër qeverisë shqiptare.
Demonstruesit janë planifikuar të mblidhen duke filluar në orën 11:00 paradite në afërsi të Parkut Rinia përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit.
Në orën 12:00 të drekës, demonstruesit pritet të vazhdojë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në drejtim të Zyrës së Kryeministrit.
Demonstrata aktualisht është planifikuar nga ora 12:00 deri në 16:00, por mund të zgjasë në pasdite dhe në mbrëmje.
Ambasada së SHBA nuk është në dijeni për ndonjë kërcënim të veçantë kundër qytetarëve apo interesave të SHBA-së.
Ambasada u kujton qytetarëve të SHBA-së se demonstrata mund të kthehet konfrontuese.
Shmangni zonat ku do të protestohet dhe bëni kujdes. Tubimet e mëdha publike mund të ndikojnë në arteriet kryesore hyrëse të qytetit.
Qëndroni vigjilentë dhe ndërmerreni hapat e duhura për të rritur sigurinë tuaj personale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale.
Qytetarët e SHBA duhet të shmangin zonat e protestës, pasi mund të kthehet në konfrontuese dhe të përshkallëzohet në dhunë.