Firma e njohur e modës, “Burberry” ka bërë një gabim të tmerrshëm duke ngatërruar fituesin e “BAFTA”, Dev Patel, me reperin Riz Ahmed në rrjetet sociale, dyshe e cila ishte veshur nga kjo markë për këtë event.

Përmes një postimi të bërë në rrjetin social “Twitter”, “Burberry”, ka dashur të tregojë se Dev kishte veshur kostumin e tyre, por në vend të aktorit ata kanë postuar fotografinë e reperit Riz.

Advertisement

Përmes një deklarate të bërë, firma e njohur ka sqaruar: ‘Ky është një gabim që nuk duhet të kishte ndodhur, por që është korrigjuar menjëherë. Ne i kemi kërkuar falje personalisht Dev dhe Riz. Po analizojmë situatën në mënyrë që ky gabim të mos përsëritet sërish”.