Një grua ka gjetur vdekjen në Lushnjë. Policia lokale thotë se 35-vjeçarja Arvenola Haxho është hedhur nga kati i 5 i pallatit.
Ngjarja ka ndodhur, mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 08:00, në lagjen “Skënder Libohova”. 35-vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia thotë se në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje. Mësohet se viktima vuante nga epilepsia.