Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme pranë shkollës “Vasil Shanto” në kryeqytet.

Mësohet se një 75-vjeçare ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi është përplasur nga një automjet.

Advertisement

Automjeti i përfshirë në këtë aksident tip “Renault”, i cili drejtohej nga një 23-vjeçar, i ndaluar nga policia.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, policia po punon për zbardhjen e plotë të tij.